Juventus nuk merr lajme të mira nga Leonardo Bonuci. Mbrojtësi italian pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë gjatë ndeshjes me Lazion dhe më pas iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe menjëherë nisi kurimin e tij, por Zonja e Vjetër mund të humbasë shërbimin e tij për 1 muaj duke vënë kështu në rrezik praninë etij në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve kundër Atletikos së Madridit që do të luhet në 20 shkurt në Vanda Metropolitano.
‘Objektivi u përcaktua, terapi e palestër për t’u kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur në fushë dhe që t’iu gëzohem fitoreve si ajo e djeshme së bashku me këtë skuadër të madhe-shkruante Leonardo Bonuci në profilin e tij në rrjetet sociale.
sfidanti.al