Rikthehet Sinisha Mihajlovic; pritet të marrë drejtimin e Bolonjës

Sinisha Mihaljovic duket se do të rikthehet në Serinë A. ish trajneri i Torinos pritet që të marrë shumë shpejt drejtimin e Bolonjës në vend të Filipo Inxagit që e pagoi me postin e tij humbjen 4-0 të kësaj skuadre me Frozinonen si dhe faktin që në 21 javë kampionat Bolonja ka regjistruar vetëm 2 fitore.

Për trajnerin serb që e nisi karrierën e tij pikërisht në Emilia, mendohet se është bërë gati një kontratë 6 mujore me opsion rinovimin automatik të saj për një vit ose dy nëse Bolonja arrin të sigurojë qëndrimin në Serie A. Tashmë në Bolonja, drejtuesit e klubit janë takuar për të zyrtarizuar shkarkimin e Inxagit dhe për t’ia dorëzuar stolin e skuadrës Mihajlovicit, trajneri i përzgjedhur për të shpëtuar Bolonjën, që është në vendin e tretë nga fundi në klasifikimin e Serisë A.

Mihaljovic u kërkoi drejtuesve garanci teknike dhe përforcime mes të cilëve edhe një qendërmbrojtës, një futbollist krahu dhe ndoshta edhe një playmaker. Duke parë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e merkatos dimërore, skuadrës së Bolonjës i duhet vërtet të bëjë një mrekulli.

sfidanti.al