Kolegji i Garancisë në Sport përmbys vendimin e dy shkallëve ta para të drejtësisë sportive; Juventus-Napoli do të luhet në një datë që duhet përcaktuar dhe skuadrës së Gattusos i anulohet pika e penalizimit. Ky është vendimi i dhënë në seancën dëgjimore të zhvilluar në selinë e CONI duke kthyer vendimin e mëparshëm për dhënien e fitores në tavolinë 3-0 Juventusit dhe heqjen e një pike Napolit që nuk u paraqit në Allianz Stadium për ndeshjen e programuar për t’u zhvilluar në 4 tetor
Apeli u ekzaminua nga Kolegji i kryesuar nga ish ministry Fratini në seksione të unifikuara. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurenttis i kishte vënë përkrah avokatit Grassani, avokatin administrative roman Enrico Lubrano, ekspert edhe i së drejtës sportive. Federata Italiane ashtu sikurse Juventusi zgjodhën të mos paraqiten dhe nuk kishte element të rinj në këtë seancë.
Sfidanti.al