Federata Italiane heton blasfeminë e Buffon, portieri rrezikon skualifikimin

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit nis procedimin në lidhje me një blasfemi të mundshme të Gianluigi Buffon të shprehur gjatë ndeshjes mes Parmes dhe Juventusit. Fraza gjatë transmetimit direkt të ndeshjes u mbulua nga një koment që nuk lejoi sinjalizimin e rastit te Gjykatësi Sportiv. Ka mundësi që portieri i Juventusit që rrezikon skualifikimin me një ndeshje, të thirret nga Prokuroria.

‘Porta(Portanova) më intereson që të të shoh të vraposh e të rrish aty(blasfemia) të vuash, për pjesën tjetër s’dua t’ia di-mësohet se është fraza e thënë nga Buffon që nuk u kap nga të deleguarit e Federatës e si pasojë nuk u denoncua te Gjykatësi Sportiv që nuk mundi të marrë asnjë masë disiplinore. Javën e kaluar, Bryant Cristante i Romës u pezullua me 1 ndeshje pikërisht për një frazë blasfemie të thënë gjatë ndeshjes me Bolognan.

Sfidanti.al