Xhanluixhi Bufon bëhet futbollisti me më shumë ndeshje në Serinë A. Për shkak të dëmtimit të Sheznit, portieri vjecar zbriti në fushën e lojës në ndeshjen mes Juventusit dhe Sampdorias në Marassi për javën e 17 të kampionatit Italian duke shkuar në 647 ndeshje në këtë kompeticion duke arritur kështu Paolo Maldinin që ishte I vetëm në krye të kësaj renditjeje të vecantë
Bufon e bëri debutimin në Serinë A në 19 nëntor të 1995 kur ishte 17 vjec e 295 ditë në sfidën mes Parmës dhe Milanit duke arritur të mbajë të paprekur portën e tij. Që nga ajo sfidë e deri ajo e kësaj të mërkure kanë kaluar 24 vjert, 1 muaj e 5 ditë me Buffon që ka luajtur 647 ndeshje në Serinë A, asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë më shumë se ai.
Bufon ka fituar 9 herë kampionatin Italian më shumë se cdo futbollist tjetër, ndërkohë që ka edhe rekordin e pathyeshmërisë për një portier të Serisë A, me 974 minuta radhazi pa pësuar gol. Por jo vetëm kaq, Bufon ka rekordin edhe për ndeshjet e luajtura në Ligën e Kampioneve përsa u përket futbollistëve italianë me 118 të tilla.
Sfidanti.al