Juventus-Buffon, pranë divorcit;për portierin një klub i madh ose lamtumirë futbollit

Ka një datë përtej së cilës  Gigi Buffon nuk do të mund të presë; është 23 maji dita e finales së Kupës së Italisë ndaj Atalantës. Do të jetë data vendimtare për të ardhmen e tij. Nëse deri në atë datë, Juventus nuk do t’i bëjë ndonjë ofertë atëherë për të do të jetë momenti për të gjetur rrugë të tjera për të përshkuar; një klub tjetër të madh ose largim nga futbolli i luajtur.

Për një personalitet si Buffon nuk do të jetë e lehtë të marrë një vendim. Në këtë sezon të komplikuar për shkak të një pandemie globale, ai ka luajtur shumë pak dhe më shumë ka qenë një motivues i skuadrës. I mbetet Kupa e Italisë ku ai është titullar. Por përvec kësaj janë edhe raportet e mira me klubin e padyshim trajnerin Andrea Pirlon, ashtu sic është i shkelqyer raporti që e lidh me  Szczęsny.

Por për momentin, klubi torinez nuk është shfaqur me ndonjë ofertë që të mund teë zgjasë aventurën e Buffon për të paktën edhe një vit tjetër dhe në horizont janë disa klube me emër që mund ta duan si titullar në radhët e tyre

Sfidanti.al