Trajneri i Romës, Paulo Fonseca merr lajme të hidhura për fundin e sezonit. Dëmtimi në gju i pësuar nga Marash Kumbulla me përfaqësuesen shqiptare rezultoi më i rëndë nga sa u mendua me mbrojtësin që nuk do të jetë më në dispozicion të trajnerit për këtë sezon. Ekzaminimet instrumentale zbuluan një dëmtim të meniskur që do të detyrojë futbollistin që të qëndrojë jashtë fushave të lojës 3 muaj
Duke parë gjendjen e gjurit, për momentin stafi mjekësor i klubit verdhekuq duket se preferon opsionin e terapisë conservative për Kumbullën duke e përjashtuar mundësinë e kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ajo që është e sigurt se sezoni për mbrojtësin shqiptar mbyllet këtu dhe Fonseca tani duhet të përballet me problemet në mbulimin e repartit të mbrojtjes së skuadrës së tij.
Sfidanti.al