Inzagi: Një fitore-kyç për titullin, mundëm një rival shumë të fortë

As nuk mund të habitet që suksesi u arrit “me shpirt ndër dhëmbë”. Simone Inzagi e di mirë sesa rivalë të fortë ka Interi i tij në garën për titullin në Serinë A, ndaj edhe fitorja 3-2 u cilësua prej tij krejt si normale. “Vuajtëm ndaj një ekipi shumë të fortë si Napoli, – tha trajneri i Interit, – ashtu siç ishte normale që të ndodhte. Fituam ndaj një kundërshtari tepër serioz, ia kemi dalë me meritë, ndaj edhe i kam përgëzuar djemtë për lojën e zhvilluar”. Inzagi e cilëson fitoren si “kyç” në garën për titull, ndërsa hodhi menjëherë vështrimin për ndeshjen në Champions, që do të jetë në 24 nëntor ndaj Shahtarit të Donjeckut në “San Siro” në orën 18:45, dhe me zikaltërit që kanë nevojë vetëm për fitoren.

Sfidanti.al