Sulmuesi afrikan pritet ndoshta të kthehet në 2022, dhe pra që të humbasë një numër ndeshjesh të rëndësishme deri në fund të dhjetorit. Duket e padiskutueshme mungesa prej 1 muaji, për shkak se Osimheni ka disa thyerje të kockës së syrit, por mungesa mund të jetë më e gjatë, pra edhe në janar, ndërsa më pas do të jetë Kupa e Afrikës. Napoli pra humbi ndeshjen ndaj Interit, për të cilën trajneri Spaleti u ankua se “në pjesën e parë nuk patë guxim”, por humbi edhe një nga lojtarët kryesorë siç është Osimheni.
Sfidanti.al