Fjalët e Ançelotit: Yjet e Realit bëjnë çfarë duan, unë nuk ndërhyj!

Saktësisht e kishte fjalën për 3 lojtarë të mesfushës dhe fjalia e trajnerit madrilen ishte e tillë: “Kasemiro, Kros dhe Modriç bëjnë gjëra të cilat unë nuk ua kërkoj, por unë nuk dua që të ndërhyj në këto gjëra”. Diçka e veçantë për Realin e Madridit, që do të thotë se në mesfushë ka lojtarë me klas dhe personalitet që kanë autonominë e tyre, dhe në stol kanë një trajner me shumë ekuilibër. Ndikimi i italianit u duk në fitoren 4-1 në fushën e Granadës. Marko Asensio, Naço, Vinisius Zhunior dhe Ferlan Mendi ishin autorët e golave në një fitore që duhet cilësuar e lehtë. Reali e ka nisur marshimin drejt titullit dhe do të jetë e vështirë të ndalen nga Sociedati, Atletiko, Sevilja apo edhe më pak Barcelona. Madrilenët kanë 30 pikë në 13 ndeshje (golat 32-14), një pikë më shumë sesa Sociedadi që ka 14 ndeshje, 4 pikë mbi Atletikon dhe 10 pikë sipër Barcelonës së Ksavit.

Sfidanti.al