Dëshiron të thyejë rekordet, por më shumë dëshiron të sfidojë kohën dhe të vazhdojë të bëjë atë që e ka pasion. Zllatan Ibrahimoviç synon të zgjasë kontratën edhe përtej verës së ardhshme me Milanin, e kjo do të thotë se ai do të jetë në Serinë A përtej moshës 41-vjeçare. Pasi u bë lojtari i katërt më i vjetër që shënon në elitën italiane, Ibra padyshim që do të kërkojë të thyejë rekordin që e mban ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Kostakurta, që realizoi në moshën 41 vjeç e 25 ditë. Më herët, ai mund të hynë në 10 më të vjetrit në historinë e Serisë A, duke lënë pas të tillë si Toti, Maldini, Zaneti, Vierkovud, vetë Kostakurtën, Dino Xofin, Kolombon e Fontanën. Do t’i duhet shumë më tepër për të arritur ata që janë në krye si Bufonin (luajti deri 43 vjeç) apo Balotën (deri 44). Do të ishte maksimumi nëse do të thyente rekordin e Bufonit për të qenë lojtari më i vjetër që fiton titullin, edhe pse do t’i duhet të presë sepse portieri e bëri në moshën 42-vjeçare.
Sfidanti.al