Inter mendon për “pasardhësin” e Lukakut, piketohet “bomberi” kolumbian

Largimi i Romelu Lukaku e Edin Xheko dhe më pas “rrëmbimi” i Xhanluka Skamaka nga rivalët e Atalanta kanë detyruar “zikaltërit” e Inter të rikthehen te një “fiksim” i vjetër në merkaton e lojtarëve. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin e Atalanta, Duvan Zapata, i cili me ardhjen e El-Bilal Ture, Skamaka dhe De Ketelare vështirë se do të gjejë “hapësirën” në “majën” e sulmit, siç e ka patur këto 3 sezonet e fundit.

Firma me “bomberin” kolumbian, nuk duket të kushtojë shumë, pasi vetë klubi nuk ka pretendime të larta për kartonin e ish-sulmuesit të Napoli, Sampdoria e Udineze. Mirëpo, përveç se mund ta nënshkruajnë për pak para, Inter ka “histori” me kolumbianin. Bordi “zikaltër” i ka kërkuar shërbimet e Zapata që në merkaton e verës të sezonit 2019-2020, ku pas largimit të Mauro Icardi drejt kampionëve të PSG, Inter kërkoi shërbimet e kolumbianit pas një sezoni fantastik tek Atalanta, ku shënoi plot 23 gola e dhuroi 7 asistime në 37 paraqitjet e zhvilluara, mirëpo ajo çfarë nuk arriti të ndodhte gjatë asaj merkatoje mund të arrihet lehtësisht në ditët në vijim.

 

sfidanti.al