‘Unë i frustruar për Lukakun? I frustruar është një fjalë e madhe. Lukaku më pëlqen, do të ishte një futbollist i rëndësishëm për ne, por është një lojtar i Mancester Junajtid-kështu u shpreh trajneri i interit, Antonio Konte gjatë një konference për shtyp-e njoh shumë mirë Lukakun dhe e doja nën urdhrat e mi që kur isha trajner i Celsit, por ne e njohim situatën tonë’
Më pas trajneri i skuadrës zikaltër vendosi t’u japë një mesazh drejtuesve të klubit përsa i përket lëvizjeve në merkaton e transferimeve.
‘Prisja që të ishim më përpara-vijoi Konte-jemi prapa në krahasim me planet e përpiluara me klubin. Na duhet të formojmë një grup. Me drejtuesit kemi të njëjtin vizion, kam besim’
Padyshim që Konte foli edhe për Ikardin e Naingolan duke konfirmuar se të dy këta futbollistë nuk janë në planet e tij.
‘Ikardi është jashtë projektit tone-tha Konte-në këtë moment ky është realiteti, klubi ka qenë i qartë. E njëjta histori edhe për Naingolan, edhe ai është jashtë projektit tonë, ndërsa Perishic është një futbollist që ka karakteristika specifike dhe dua të kuptoj nëse do të jetë në gjendje që të luajë në pozicionin që kam unë në mendjen time’.
sfidanti.al