Roma, akord me Juven për Higuain, por argjentinasi këmbëngul për qëndrimin në Torino

Gonzalo Higuain është kthyer në një cështje te Juventusi. Sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e projektit të Zonjës së Vjetër dhe drejtuesit e kampionëve të Italisë po punojnë për ta larguar atë madje duke i ofruar edhe një dëmshpërblim prej 2-3 milionë Eurosh. Madje sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’, Juventus tashmë e ka arritur marrëveshjen me Romën për transferimin e Higuain, por problemi qëndron pikërisht te argjentinasi që këmbëngul për të mos u larguar nga bardhezinjtë.

As telefonata e trajnerit të Romës Fonseka dhe deklaratat e Petrakit nuk e bindën Higuain të pranojë kalimin në kryeqytetin italian madje vazhdon të refuzojë ofertat e verdhekuqve pasi beson se mund të bindë trajnerin Sarri në fushën e lojës. Një qëndrim ky që komplikon planet e Juventusit, por edhe të Romës në një farë mënyre me skuadrën romane që ka ndërmend të lejojë largimin e Xhekos në drejtim të Interit për ta zëvendësuar boshnjakun pikërisht me Higuain.

sfidanti.al