Klopi: Të lumtë Dortmund, Humelsi është mbrojtësi Nr. 1 gjerman!

E ka stërvitur vite më parë dhe nuk e harron. Jurgen Klopi ka fjalë shumë të mëdha lavdërimi për Mats Humelsin, por edhe për Dortmundin që mendoi ta kthente në “Signal Iduna Park”. Pak ditë pasi mbrojtësi i qendrës mburri ish-trajnerin e tij, duke thënë se “ai të hipnotizon dhe të lexon se çfarë mendon”, ishte radha e teknikut të Liverpulit që të jepte konsideratën e tij.

“Ai është mbrojtësi më i mirë gjerman i qendrës, – ishin fjalët e “Klopos”, – jam i lumtur që u kthye në Dortmund, është diçka që shkon shumë, ata sikur janë bërë për njëri tjetrin”. Trajneri vazhdon duke thënë se ishte logjike që pas 3 vitesh tek Bajerni, Humelsi u kthye tek Borusia. “Kjo është mënyra më e mirë për të vazhduar karrierën, ai mundet ende të fitojë tituj, dhe është tërësisht origjinal”. Klopi pohoi se mbetet në kontakt me Humelsin, ndërsa e quajti “një lider natyral”.

Sfidanti.al