Mino Rajola poliglot i vërtetë, flet rrjedhshëm pesë gjuhë

Duket i trashë fizikisht dhe është shumë i shkujdesshën, kur është fjala për veshjen e tij. Herën e fundit që u panë aeroportin e Torinos, ai kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë që nuk kushtojnë as edhe pesë euro, ndërkohë që zotëron miliona. Vetëm nga transferimi i fundit i Matijs De Lihtit nga Ajaksi te Juventusi ai fitoi plot 11 milionë euro! Kështu që në rastin e Rajolës vlen mjaft thënia e urtë popullore: Shihi punën dhe jo gunën.

Mino Rajola ka lindur në Itali, por ka edhe pashaportë holandeze. Ai flet rrjedhshëm pesë gjuhë që e ndihmojnë atë mjaft gjatë bisedimeve me palë të ndryshme që t’i shtojë edhe më shumë milionat e veta.

Sfidanti.al