Që prej ditës së djeshme, “zikaltërit” e Inter kanë nisur negociatat me “bavarezët” e Bajern Mynih, për kartonin e Benjamin Pavard, teksa kanë bërë dhe ofertën e parë prej 25 milionë eurosh, por që u refuzua nga kampionët gjermanë.
Ditën e sotme, bordi “zikaltër” ka vazhduar negociatat me Bajernin, teksa ka prezantuar dhe ofertën e dytë prej 35 milionë eurosh, sërsih e refuzuar dhe tashmë “bavarezët” kërkojnë 40 milionë euro plus bonuse për Pavardin, shumë më shumë seç pretendonin në fillim.
sfidanti.al