Banesa e futbollistit francez Benjamin Pavard në Marsejë është bërë objekt i një tentative grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve, pesë persona dyshohet se kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së mbrojtësit të Olympique de Marseille, por janë pikasur nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Të dyshuarit janë larguar me

