“Zikaltërit” e Inter duket se janë të vendosur për të transferuar këtë merkato verore mbrojtësin francez, Benxhamin Pavard, teksa kanë bërë dhe ofertën e parë për “yllin” francez.
Drejtuesit e Inter kanë vendosur t’i ofrojnë “bavarezëve” të Bajern Mynih plot 25 milionë euro për kartonin e lojtarit i cili ka një kontratë me gjermanët deri më 30 qershor 2024 Nga kampionë gjermanë, kjo shifër konsiderohet e ulët dhe kërkojnë të paktën 35 milionë euro. Megjithatë, të dyja klubet janë ende në bisedime së bashku.
sfidanti.al