Bajerni zëvendëson Pavardin, gati akordi me mbrojtësin e Çelsit

Bajerni ka nisur menjëherë nga puna për të zëvendësuar mbrojtësin Benzhamë Pavard, i cili do të transferohet te Interi për 32 milionë euro.

Siç bëjnë me dije mediat gjermane, “rekordmenët” janë shumë pranë akordit me Çelsin për Trevoh Çalobah. Mbrojtësi anglez nuk është në planet e trajnerit Mauricio Poçetino, teksa pëlqehet shumë nga Tomas Tuhel, i cili ishte i pari që e aktivizoi te “Blutë”. Sipas burimeve palët janë duke kryer negociatat, teksa pritet shumë shpejtë të caktohet dhe data për vizitat mjekësore.

 

sfidanti.al