Milan nuk dorëzohet, “kuqezinjtë” nuk ndalen për shërbimet e Mehdi Taremi

Milani vazhdon të insistojë te Mehdi Taremi dhe sot do të ketë një komunikim në distancë me Porton.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubeve do të bisedojnë dhe pritet të paraqesin një ofertë nga nesër deri të enjten. Kuqezinjtë dëshirojnë shërbimet e sulmuesit për 15 milionë euro, por portugezët duan 20 milionë euro. Pritet të shohim se çfarë do të ndodh në vijim, nëse 31-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Itali apo do të qëndrojë tek ekipi në të cilin ndodhet.

 

sfidanti.al