Borusia Dortmund është në kërkim të një sulmuesi, teksa raportohet se futbollisti më origjinë shqiptare, Mërgim Berisha tashmë është në radarin e skuadrës së madhe gjermane. Sipas “Sky Sport Germany”, Berisha mund të largohet nga Augsburgu për afro 15 milionë euro.
Bisedimet kanë nisur sot dhe zhvillime tjera priten, ka shkruar media prestigjioze gjarmene. 25-vjeçari shënoi nëntë gola dhe kontribuoi me katër asistime në 23 ndeshjet e kampionatit edicionin e kaluar. Berisha gjithashtu debutoi për përfaqësuesen e Gjermanisë në muajin mars. Transferimi te Dortmundi do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
sfidanti.al