Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.
Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze. Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.
Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e kompeticioneve ndërkombëtare.