Jo vetëm Juxhin Xhaja, UEFA zgjedh dhe Enea Jorgjin për fazën “play off”

Enea Jorgji në këtë vit nuk kishte drejtuar asnjë ndeshje në kualifikueset e kompeticioneve europiane. Nëse Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja kishin figuruar në turet paraardhëse, emri i Jorgjit nuk ishte në listat e ndeshjeve të deritanishme të UEFA-s.

Por UEFA ka filluar vendosur të caktojë gjyqtarin në ndeshjet e play-off të Ligës së Europës, teksa i ka besuar një sfidë mjaft delikate në Belgjikë. Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen mes vendasve të Union SG dhe Luganos së Zvicrës. Asistentë të Jorgjit në këtë ndeshje do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërkohë, gjyqtar i katërt për sfidën është caktuar Florian Lata.

 

sfidanti.al