Pasi dështuan të afronin dy mesfushorë goxha të njohur në Premier Ligën angleze, Romeo Lavian e Mojses Kajsedon, “të kuqtë” e Liverpul kanë arritur më në fund të sigurojnë dhe shërbimet e një mesfushori të tretë këtë merkato vere.
Bëhet fjalë për “samurain” e gjermanëve të Shtutgart, Uataru Endo. Për 30-vjeçarin japonez, “të kuqtë” e Liverpul derdhën në arkat e skuadrës së Bundesligës plot 18 milionë euro, teksa do të t’i ofrojnë vetë lojtarit një kontratë afatgjatë, detajet e së cilës ende nuk janë zbuluar, si dhe ka marrë numrin 3 në fanellë.
sfidanti.al