Dështon “operacioni” Paketa, Siti heq dorë nga mesfushori brazilian

Duhej të ishte një nga goditjet e rëndësishme të merkatos së verës, por transferimi i Lukas Paketa te Mançester Siti nuk do të realizohet. Palët kanë ndërprerë bisedimet pasi është mësuar se Federata Angleze ka hapur një hetim për futbollistin, i akuzuar se vendos baste që nuk lejohen me rregullore mbi aktivitete në të cilat merr pjesë.

Dëmtimi i Kevin De Bryjn mendohej se do të afronte firmën me lojtarin, që do të kushtonte rreth 90 milionë euro. Por bisedimet janë ndërprerë në mënyrë të menjëhershme pasi u mësua se 25-vjeçari brazilian ishte nën hetim për shkelje të vazhdueshme. Sipas tabloideve britanike, pritet që Paketa të dalë para komisioneve të federatës dhe të japë versionin e tij të ngjarjeve për shkeljet që raportohet se janë kryer nga ai, në një kampionat ku rregullat për vendosjen e basteve sportive nga lojtarë janë shumë strikte.

 

sfidanti.al