Inter “blindon” portën, “zikaltërit” sigurojnë shërbimet e “gardianit” italian

Pas nënshkrimit në mënyrë zyrtare me “gardianin” zviceran të portës, Jan Somer, “zikaltërit” e Inter nuk janë ndalur, teksa kanë arritur marrëveshjen për transferimin e një tjetër portieri në “Meazza” për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin italian të Sampdoria, Emil Audero, i cili do të kalojë tek Inter, me një formulë huazimi me të drejtë blerjeje për 7 milionë euro, pagesë kjo që do të ndahet me modulin 6.5 milionë euro bazë dhe 500 mijë të tjera bonus. “Gardiani” italian ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, nga e cila pritet të fitojë 1.2 milionë euro në sezon, plus bonuset. Ndërkaq, vendin e tij te Sampdoria do ta zërë djali i “legjendës” së Inter, Dezhan Stankoviç, 21-vjeçari, Filip Stankoviç.

 

sfidanti.al