Pas përfundimit të “aventurës” 5-vjeçare, në Japoni, te skuadra e Visel Kobe, “legjenda” spanjolle e futbollit, Andres Injesta ka nisur nje “etapë” të re në karrierën e tij profesioniste, teksa paraditen e kësaj të marte ka nënshkruar me skuadrën e tij të re.
“Veterani” 39-vjeçar, i cili ka fituar gjithçka me “katalanasit” e Barcelona dhe Kombëtaren spanjolle ka nënshkruar me skuadrën që merr pjesë në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Emirates Club. Injesta firmosi me klubin e tij të ri, një kontratë 1-vjeçare dhe klubi e njoftoi me shumë bujë nënshkrimin e spanjollit, i cili pritet të luajë futboll deri në 40-tat e tij, për të vendosur më pas nëse do të vazhdojë apo jo futbollin e luajtur.
sfidanti.al