Ideja e Florentino Perez; një shkëmbim mes Dibalës dhe Iskos

Paulo Dibala është një ndër futbollistët që ndodhen në listën e dëshirave të presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. Ky i fundit do të kërkojë që t’ia marrë Juventusit për sezonin e ardhshëm, por Zonja e Vjetër nuk dëshiron të privohet nga argjentinasi të paktën deri në këtë moment. Në këtë pikë kreu i ‘Los Blancos’ po mendon që të shfrytëzojë interesin e bardhezinjve për Iskon për të nisur tratativat me ta për Dibalën.

Është e përditshmja italiane ‘Tuttosport’ që flet për këtë ide të Florentino Perez nëpërmjer një artikulli të titulluar: ‘Doni Iskon? Na jepni Dibalën. Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi që garanton shënimin e golave, sic bënte Kristiano Ronaldo deri sezonin e kaluar dhe Dibala është një ndër emrat që po lakohen më shumë. Megjithatë për Realin e Madridit nuk do të jetë aspak e lehtë për të arritur te Dibala, vlera e kartonit të të cilit shkon më shumë se 100 milionë Euro. Vlen të kujtohet se më parë ishin Barcelona dhe Mancester Siti klubet që tentuan blerjen e Dibalës, por pa asnjë sukses.

sfidanti.al