Një kompani nga Hong Kongu kërkon Interin, Zheng nuk e shet; do blejë aksionet e Tohir?

Ndërsa Interi ka nisur punën për t’u rikthyer mes të mëdhenjve të futbollit evropian, në media kanë nisur të qarkullojnë lajme për nxjerrjen e tij në merkato. Sipas të përditshmes italiane ‘Il Messaggero’, një kompani nga Hong Kongu ka shfaqur interesin e tij për të blerë klubin zikaltër madje ka bërë edhe një ofertë të parë për të që është plot 800 milionë Eurosh.

Për momentin, kompania ‘Suning’ që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të Interit, duket se nuk ka ndërmend të nxjerrë klubin në shitje, por kur bëhet fjalë për shifrën prej 800 milionë Eurosh, tundimi për të ndërmarrë këtë hap dhe për të nisur bisedimet për këtë transaksion është i madh.

Por në orët e fundit është shfaqur një tjetër ide dhe protagonist është sërish kompania nga Hong Kongu. Kjo ide flet për interesin e kësaj kompanie për blerjen e 31% të aksioneve që janë ende në zotërim të Erik Tohir, ish presidenti i Interit. Sipërmarrësi nga Tajlanda dhe drejtuesit e Suning prej kohësh janë në bisdedime mes tyre për sistemimin e këtyre aksioneve. Suning kërkon blerjen e kësaj kuote për të pasur kontrollin e plotë të klubit, por Tohir kërkon 200 milionë Euro, një shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë nga ana e Suning. Në këtë pikë ngrihet hipoteza që flet për firmën nga Hong Kongu për blerjen e paketës së aksioneve të Tohir. Në këtë pikë, Suning do të ketë përkrah një partner të fortë me 1/3 e kapitalit, për të vijuar investimet në klubin zikaltër.

sfidanti.al