Ibrahimovic nuk e kaperdin dot: Unë jashtë Botërorit për shkak të medias

Zlatan Ibrahimovic është një prej mungesave të mëdha të Botërorit të Rusisë. Sulmuesi i LA Galaxy edhe pse u tërhoq nga kombëtarja suedeze pas Euro 2016, javët e fundit tentoi që të rikthehej në të që të luante atë që do të ishte Botërori i tij i fundit në karrierë, por kjo nuk  ndodhi dhe 36 vjecari ia hodhi të gjithë fajin medias në vendin nordik.

‘Në Rusi do të jenë të gjithë futbollistët më të fortë të botës-tha Ibrahimovic-duhej të isha edhe unë i pranishëm, por kjo nuk do të ndodhë. Në media flasin me siguri se Suedia është më e mirë pa mua. Ky është mentaliteti i saj. Unë nuk kam një emër apo sjellje tipike suedeze, por mbetem shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Suedisë’

36 vjecari më pas kujtoi edhe të kaluarën e tij triumfuese në Evropë.

‘Kam fituar shumë duke luajtur për Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG, Mançester Junajtid e Galaxy-vijoi Ibra-nëse nuk do të dija si fitohet a do të luaja tek skuadrat më të mëdha në botë? Besomëni, e di shume mirë si fitohet’

sfidanti.al