Zinedin Zidan te Franca? Harrojeni, Le Graet konfirmon Deshamps

Harrojeni të shihni Zinedin Zidan si trajnerin e Francës, të paktën për momentin. Ai që e siguron këtë është presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet që shoi zërat e krijuara së fundmi që flisnin për ardhjen e Zidan në stolin e transalpinëve pas dorëheqjes nga Reali i Madridit, për të konfirmuar Didier Deshamps.

‘Deschamps ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. nuk ka asnjë klauzolë negative në të. Ai do të qëndrojë-tha Le Graet në një intervistë për radion RMC-pas këtij viti do të shohim se cfarë do të ndodhë me të’.

Më pas Le Graët foli për objektivin e Francës në Kupën e Botës që është kalimi deri në gjysmëfinale, që do të jetë një rezultat akoma më i mirë se ai i Brazil 2014 kur u eliminua në cerekfinale nga Gjermania. ndërkaq, Federata Franceze e Futbollit bëri të ditur edhe shpërblimin për futbollistët e Francës nëse arrihet objektivi dhe bëhet fjalë për përfitime 100-150 mijë euro nëse arrihet në gjysmëfinale dhe 280 mijë Euro nëse Blutë do të sigurojnë një vend në finale.

sfidanti,al