Argjentina tronditet; do të jetë pa Lanzinin në Rusi 2018

Horhe Sampaoli bëhet me dhimbje koke. Manuel Lanzini dëmtohet dhe humbet Botërorin e rusisë. Futbollisti i Uest Hemit, në seancën e fundit stërvitore të skuadrës nënkampione të Botës të zhvilluar në Barcelonë, dëmrtoi ligamentet e gjurit të djathtë dhe ajo që bëri të ditur lajmin ishte vetë Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet një postimi në Tëitter. Sipas të përditshmes argjentinase ‘Clarin’, vendin e Lanzinit mund ta marrë Diego Perotti i Romës ose Erik Lamela i Tottenhamit me këtë të fundit që është një surprizë duke qenë se ai ishte lënë jashtë edhe listës paraprake për këtë ngjarje futbollistike.

Manuel Lanzini është futbollisti i dytë që humbet Argjentina në prag të Boterorit të Rusisë, pas portierit Serhio Romero. Skuadra bardhekaltër ndodhet në Grupin D së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

sfidanti.al