E vërteta e tragjedisë së Astorit; futbollisti nuk vdiq ndërsa flinte

Davide Astori nuk vdiq ndërsa flinte gjumë. Kjo është ajo që rezultoi nga ekspertiza e mjekësisë ligjore që  bëri studimin e saj për shkakun e ndarjes nga jeta të kapitenit të Fiorentinës në 4 mars në Udine.

Sipas kësaj ekspertize, Astori pati një shtim të rrahjeve të zemrës, ndryshe nga sa u theksua pas kryerjes së autopsisë që foli për një ngadalësim të tyre. Ç’është më e keqja, kjo tragjedi mund të ishte evituar dhe Astori do të kishte shpëtuar nëse në dhomë me të do të ishte dikush tjetër që do të lajmëronte mjekët për të marrë masat ndaj kësaj situate

sfidanti.al