Parate ‘derdhen lumë’, kampionia e botës në Rusi do përfitojë 33 milionë Euro.

33 milionë Euro, kjo është shifra që do të përfitojë skuadra që do të shpallet kampione e botës në Rusi, turne që do të nisë pas 6 ditësh. FIFA ka bërë të ditur shpërndarjen e shpërblimeve ku ato që përfitojnë janë edhe skuadrat e vendit të dytë, të tretë dhe të katërt. Kështu finalistja do të siogurojë 25 milionë Euro, e treta 21 milionë Euro, ndërsa ekipi i vendit të katërt do të përfitojë 19 milionë Euro. Por jo vetëm kaq, skuadrat që do të shkojnë deri në cerekfinale do të marrin 15 milionë Euro, ndërsa ato që kalojnë në 1/8 e finaleve do të marrin 11 milionë Euro.

Cështja financiare e Kupës së Botës nuk mbyllet me kaq. FIFA ka akorduar 177 milionë Euro për klubet që kanë lejuar futbollistët e tyre që t’i bashkohen përfaqësueseve respektive për këtë eveniment, shifër së cilës i shtohen edhe 113 milionë Euro të tjerë që do të jepen si dëmshpërblim për dëmtime të lojtarëve gjatë këtij evenimenti.

Ndërkaq edhe vetë Federatat kanë vendosur të shpërblejnë skuadrat e tyre dhe një prej tyre është ajo spanjolle. Kjo e fundit ka vendosiur të akordojë 825 mijë Euro për cdo futbollist nëse La Roja do të shpallet kampione e Botës, Brazili ka vendosur t’u japë 800 mijë Euro lojtarëve të tij në rast suksesi, ndërsa gjermania do të japë 350 mijë Euro futbollistëve të saj nëse ata arrijnë që të përsërisin suksesin e arritut në Brazil 4 vite më parë

sfidanti.al