Skandali i korrupsionit ka shpërthyer në kontinentin afrikan. Qeveria ganeze vendosi të shpërbëjë Federatën e Futbollit të këtij vendi. Shkak u bë shfaqja një videoje të presidentit të këtij institucioni Kvesi Niantaki që është edhe zëvendëspresident i Konfederatës Afrikane të Futbollit dhe anëtar i Këshillit të FIFA, duke marrë ryshfet 65 mijë Dollarë.
Filmimi u xhirua nga një gazetar i BBC i maskuar si biznesmen që ishte realizuar një dokumentar për atë cfarë ndodh në futbollin afrikan. Gazetari e ftoi Niantakin në një hotel luksoz në Lindjen e Mesme duke i premtuar për një takim me biznesmenë të fuqishëm që ishin të interesuar për një marrëveshje sponsorizimi me Federatën Ganeze të Futbollit. Nyantakyi shkoi në këto takime dhe sipas gazetarëve, marrëveshja e rreme u nënshkrua. Pas shpërbërjes që Federatës Ganeze pritet reagimi i FIFA rregullorja e së cilës nuk e lejon ndërhyrjen qeveritare në cështjet e Federatës së një vendi. Kjo që do të thotë se Gana rrezikon pezullim nga evenimentet ndërkombëtare sic ka ndodhur më parë me Nigerinë e vende të tjera afrikane. Skandali me Niantakin pasoi atë të arbitrit anësor nga Kenia, Aden Marva që u përjashtua nga Botërori i Rusisë pasi mori ryshfet prej 500 Dollarësh nga një gazetar i BBC që ishte maskuar si anëtar i FIFA duke thyer kodin e këtij institucioni.
sfidanti.al