E thotë Hazari : Sari është pak i vjetër, por mua më pëlqen futbolli i tij

Ylli i Çelsit, Eden Hazar, thotë fjalë të mira për trajnerin e vet, Mauricio Sari. “Është ndryshe të luash nën drejtimin e Sarit sesa nën Antonio Konten dhe Zhoze Murinjon. Mua më pëlqen futbolli i tij. Sari është një trajner i shkëlqyer. Ai, ndoshta, është pak i vjetër (60 vjeç), por qëndrimi i tij ndaj futbollit është njëlloj si ai i imi”, deklaroi Hazari “Tajmsit”.
Sa i përket lojtarit të sapoardhur te Çelsi, Gonzalo Higuain, Hazari tha se bashkë ata mund të bëjnë shumë për ekipin. “Çelsin nuk e përbëjnë vetëm Iguaini dhe Azari, pasi këtu janë 25 lojtarë. Sidoqoftë, Higuaini është një futbollist fantastik. Ai duhet t’i përshtatet futbollit këtu, pasi në Angli futbolli që luhet, është ndryshe nga ai që luhet në Itali dhe Spanjë. Iguaini ka një përvojë të madhe, ai ka shënuar gola kudo që ka luajtur”, deklaroi Hazari.
Sfidanti.al