Masimiliano Alegri paralajmëroi se nuk do të nxitojë që të gjejë ndonjë klub të ri mbas përfundimit të bashkëpunimit me Juventusin. Ky trajner italian, emri i të cilit ditët e fundit është lidhur me stolat e drejtimit të Çelsit dhe të Bajernit të Mynihut, deklaroi se ai po mendon që të bëjë një pauzë njevjeçare.
“Kur të vijë koha, unë do të kthehem në stolin e drejtimit të ndonjë klubi, në të kundërt unë do të bëjë një pauzë njevjeçare. Nëse do të më krijohet hapësira e nevojshme që unë të zgjedh klubin që dua, unë do ta shfrytëzoj këtë mundësi. A kam oferta konkrete? Jo, ende nuk kam! Por, tani për tani, nuk ka kuptim që të flas për të ardhmen, sepse është ende shpejt”, deklaroi Alegri.
Sfidanti.al