Bundesliga e dytë nuk është ndonjë kampionat i skuadrave të humbura të fshatrave, përkundrazi. Niveli i dytë i futbollit gjerman ka mesatare rrogash prej 450 000 eurosh në vit për lojtar, por gjithsesi, vitet e fundit ka nisur të bëhet tepër ekstravagant, për shkak të zbritjes nga elita të klubeve të mëdha si Hamburgu apo Shtutgarti.
Rekordin absolut, për sezonin e ardhshëm, do ta ketë sulmuesi i Shtutgartit, Mario Gomez, ish-lojtar i Bajernit dhe i kombëtares së Gjermanisë, kampion i botës në 2014. Gomezi do të ketë ulje të rrogës që merrte në Bundesligë, por sidoqoftë nga 6 milionë euro në sezon, do të zbresë në 4.5 milionë. Dhjetë herë më shumë sesa mesatarja, dhe 20 deri në 60 herë në krahasim me ata që marrin më pak. Rekordi i Bundesligës së dytë mbahej nga lojtari i Hamburgut, Lasoga, me 3.4 milionë euro sezonin e kaluar.
Sfidanti.al