Haleluja !Shënon golin e parë në ndeshjen e fundit të karrierës!

Emri i futbollistit Stiv Fon Bergen do të mbahet mend një kohë të gjatë nga tifozët e vërtetë të Jang Bojsave, sepse ky lojtar luajti plot gjashtë vite, duke mbajtur veshur bluzën e këtij klubi ziviceran të Bernës, dhe golin e parë të tij e shënoi në ndeshjen e fundit, pra në atë të pensionimit, të karrierës së tij.

Ky futbollist që mbas disa ditësh do të mbushë 36 vjeç, vendosi që t’i japë fund karrierës së tij në fushë dhe dhuratën më të bukur me këtë rast ai ia bëri vetë vetvetes. Pikërisht, në ndeshjen e fundit në fushën e klubit të vet kundër Lucernës, Fon Bergeni mbas 169 ndeshjeve që zhvilloi me Jang Bojsat, arriti të shënoi golin e tij të parë në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi me rezultatin 4-0.

Fon Bergen, kapiteni i ekipit të vet, shënoi golin e katërt që me të vërtetë kishte një rëndësi të madhe për të. Në fakt, ky futbollist që luan si qendërmbrojtës, ka shënuar edhe dy gola të tjerë, por njërin, kur ka luajtur me Palermon, dhe një tjetër, kur ka qenë pjesë e ekipit zviceran Ksamaks.

Sfidanti.al