Dy tituj radhazi nuk bëhen “hasha”,ndaj Barça mbajti Valverden!

Një klub i madh duhet të ketë stil për të marrë vendimet. Barcelona e pati me Ernesto Valverden, apo ndoshta edhe nuk gjeti pasardhësin e duhur në këtë stinë të nxehtë “ruletash të stolit”. Presidenti Bartomeu, në emër të klubit, e konfirmoi në detyrë atë që në Spanjë i kanë vënë nofkën “Txingurri”, pas një diskutimi me ortakët dhe drejtuesit, si dhe pasi u mor mendimi i lojtarëve.

Mesi, Pike, Rakitiç, Zhordi Alba e të tjerë e shprehën mbështetjen e tyre për trajnerin, pavarësisht nga eleminimi katastrofik në Champions prej Liverpulit, dhe humbjes së Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Dy Champions ishin dështim, por dy tituj në La Liga, Kupa e Mbretit e vjetshme dhe Superkupa e Spanjës nuk mund të bëheshin “hasha” nga klubi i madh në “Kamp Nou”. Ndoshta, vendimi erdhi edhe pasi Roberto “Bob” Martinez deklaroi se nuk mund të përgjigjej për të qenë trajner i Barçës, pa folur me Federatën Belge të Futbollit, duke qenë trajner i Belgjikës.

Sfidanti.al