As fanela e Mkitarianit nuk është e sigurt në Azerbajxhan!

Për ata që i kanë provuar konflikte të tilla, kjo gjë duket e ashpër, por normale. Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndodhi që policia ndaloi për disa momente tifozë të Arsenalit që mbanin të veshur fanelën e futbollistit të ekipit të tyre, Henrik Mkitarian. Shkaku? Ai dihet, sepse Mkitarian është nga Armenia, një vend që cilësohet armik nga një pjesë e opinionit azer. Vetë sulmuesi nuk udhëtoi drejt Bakusë, për finalen e Ligës së Europës, pasi ministria e jashtme vendase deklaroi se nuk kishte garanci për sigurinë e tij.

Fotot apo filmimet me celular treguan, fillimisht, një oficer policie që ndalon dy tifozë të “topçinjve” me fanelën me numrin 7, dhe pastaj edhe disa agjentë të tjerë që u afruan. Më në fund, tifozët u lanë të lëviznin lirisht, por vetëm pasi oficerët morën udhëzime në radio, nëse duhej t’i ndalonin apo jo. Urrejtja mes dy popujve është e vjetër, qindra vjeçare, ndërsa luftërat për Nagorno Karabakun kanë vazhduar me ndërprerje që nga 1918-ta deri në 2016.

Në finalen e Ligës së Europës luajnë Arsenali dhe Çelsi, e meqë në radhët e “topçinjve” bën pjesë Mkitarian, publiku azer me siguri do të jetë në krahun e bluve të Londrës.

Sfidanti.al