Së pari, ai ia hoqi merakun të gjithëve që dyshonin nëse do të ishte apo jo gati për Çmimin e Madh të radhës në Montreal. Ljuis Hamilton u kthye në timonin e makinës së tij, Mercedes, pak ditë pasi ndjeu dhimbje në shpinë në garën e Azerbajxhanit, duke treguar se e ka marrë veten fizikisht.
A do t’i mjaftojë Lëklerkut “pole positioni” në Azerbajxhan?!
Në provat zyrtare Ferrari duket i paprekshëm, ndërsa kampioni i botës, Maks Verstapen, duket sikur “çalon”. Kështu ndodhi edhe në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Baku, ku Sharl Lëklerku fitoi “pole positionin” duke bërë sërish diferencën. Këtë sezon, piloti nga Montekarlo po fluturon në prova, ndonëse në garë kohët e fundit sikur po pengohet
Verstapen: Ishte shumë e rrezikshme, por përgëzime Çekos për fitoren
Një pilot i Formula 1 është mësuar me çdo gjë dhe e çon mendjen shpesh edhe tek gjëja e fundit, pra që mund të humbasë jetën. Maks Verstapen nuk bën përjashtim, aq më tepër që ai është ndër “më të çmendurit”, ashtu si Ljuis Hamiltoni, Sebastian Feteli apo Fernando Alonso. Holandezi provoi një moment të
Dënimi “kapital” i Formula 1, a mbijeton me dy gara të anuluara dhe 6 të shtyra?!
Lajmet e trishta po ndjekin njëri-tjetrin. Drita jeshile sërish nuk u hap në Formula 1, dhe një tjetër garë u vendos të shtyhej, Çmimi i Madh i Azerbajxhanit. Botërori i shpejtësisë nuk do të nisë, pra, as në 7 qershor. Organizatorët në Pistën e Qytetit të Bakusë lajmëruan zyrtarisht se kjo u vendos pas bisedimeve
Ceferin: Anglezët gjithmonë ankohen, gjithnjë të pakënaqur
Presidenti I UEFA-s Aleksandar Ceferin, komentoi kritikat që janë bërë në drëjtim të tij lidhur me vendimin e “shtëpisë” evropiane të futbollit që finalja e Ligës së Evropës mes Çelsit dhe Arsenalit (4:1) të zhvillohej ne stadiumin e Bakus që, në fakt, nuk ishte i mbushur plot. “Anglezët këtë punë kanë, ata gjithmonë ankohen, gjithnjë
Lineker gjuhën brisk: Më afër fushës para ekranit, sesa në stadiumin e Bakusë!
Legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, njihet për gjuhën e tij brilante shpotitëse në rrjetet sociale dhe, mbas finales së Ligës së Evropës mes Çelsit dhe Arsenalit (4-1), ai shfrytëzoi rastin që ta vinte në lojë edhe një herë tjetër UEFA-n për vendimin e saj që kjo ndeshje të zhvillohej në Baku të Azerbajxhanit. Sikurse
“Kapen mat në Baku”, Anjeli takon Çelsin për Sarrin
Vizita në Azerbajxhan ishte paraqitur si udhëtim pune. Andrea Anjeli ka detyra në UEFA dhe duhej të ishte me domosdo në finalen e Ligës së Europës, por pse të mos bënte një rrugë e dy punë? Presidenti i Juventusit u fotografua (foto e botuar nga Tutosporti) në hotelin e Çelsit në Baku, duke u takuar
As fanela e Mkitarianit nuk është e sigurt në Azerbajxhan!
Për ata që i kanë provuar konflikte të tilla, kjo gjë duket e ashpër, por normale. Në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndodhi që policia ndaloi për disa momente tifozë të Arsenalit që mbanin të veshur fanelën e futbollistit të ekipit të tyre, Henrik Mkitarian. Shkaku? Ai dihet, sepse Mkitarian është nga Armenia, një vend që
Sarri, kjo është mënyra e duhur për të përgatitur një finale?!
Që është i lodhur nga nervat, kjo kuptohet pa u lodhur shumë. Mauricio Sarri po mbyll një sezon tepër të vështirë në futbollin anglez, dhe gjithë pasojat e tensionit shumëmujor shpërthyen në stërvitjen e fundit para finales së Ligës së Europës. Trajneri i Çelsit e humbi fare qetësinë, pasi Gonzalo Higuain e David Luiz u
UEFA: Çelsit dhe Arsenalit nga 6000 bileta se.. nuk vijnë në stadium!
UEFA u vu përballë kritikave të ashpra nga ana e klubeve të Çelsit dhe të Arsenalit, sepse “shtëpia” evropiane futbollit u dha tifozëve të tyre vetëm nga 6000 bileta për të ndjekur ndeshjen finale të Ligës së Evropës (LE) mes dy klubeve të mësipërm që do të luhet në Baku (Azerbajxhan), më 29 maj. Në