Në provat zyrtare Ferrari duket i paprekshëm, ndërsa kampioni i botës, Maks Verstapen, duket sikur “çalon”. Kështu ndodhi edhe në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Baku, ku Sharl Lëklerku fitoi “pole positionin” duke bërë sërish diferencën. Këtë sezon, piloti nga Montekarlo po fluturon në prova, ndonëse në garë kohët e fundit sikur po pengohet rrugës. Përveç fitores së Lëklerkut ndodhi edhe për Sergio Perezi i doli përpara shokut të tij të skuadrës, Verstapenit, dhe për Red Bullin do të ketë sërish punë nesër. Holandezi ka treguar se di të fitojë edhe në rrethana të vështira, por gjithsesi ai nuk mundet ta synojë vendin e parë që në start, pasi duhet të kalojë më parë Perezin e pastaj të ndjekë Lëklerkun.
Sfidanti.al