Një lëvizje e fortë që tregon se madrilenët nuk kanë ndërmend të kënaqen me atë që arritën këtë sezon. Kampionët e Spanjës dhe të Europës në fuqi morën mesfushorin francez, Orelian Çuameni, duke i dhënë Monakosë shifrën e lartë të 100 milionë eurove. Mediat spanjolle janë në delir që Reali ia doli të fitonte konkurrencën me Paris SG dhe me klubet e Premier Ligës angleze, për një nga futbollistët më të kërkuar të tregut të këtij sporti. Çuameni është vetëm 22 vjeç, ka luajtur 100 ndeshje për Monakonë, dhe është bërë lojtar-bazë i Francës së trajnerit Didie Deshamp. “I dhamë një mesazh gjithë Europës sesi bëhet lëvizjet në treg”, – shkruan “Marka”, ndërsa besohet se është lënë pas zhgënjimi që Kilian Mbape nuk kaloi në “Santiago Bernabeu”.
Sfidanti.al