Arsenali jep 50 milionë për Milinkoviç-Saviçin por a do të kënaqet Lacio?!

Presidenti i italianëve, Klaudio Lotito, pak kohë më parë thoshte se kartoni i sulmuesit serb kushtonte 100 milionë euro, madje edhe më shumë. Kanë kaluar ndoshta 2 vjet dhe Milinkoviç-Saviç është bërë edhe më i mirë, madje duke marrë shiritin e kapitenit tek Lacio, dhe Arsenali i Londrës kërkon të hedhë “grepat” për të. Mediat britanike shkruajnë se trajneri Arteta është gati të paguajë 42 milionë paundë stërlina, apo rreth 50 milionë euro. “Il Korriere delo Sport” në Itali shkruan se Milinkoviç-Saviçi ka edhe 2 vjet në kontratë, pasi luajti 7 sezone me Lacion, dhe se klubi kryeqytetas do të kërkojë jo më pak se 65 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al