A do të mundet Murinjo ta marrë më në fund Xhakën?!

Mesfushori shqiptar i Zvicrës rinovoi kontratën me 1 vit verën e kaluar, por dëshira e tij mbetet që të luajë për trajnerin portugez. Mediat italiane shkruajnë se sërish është i mundshëm një bashkim i Granit Xhakës me Zhoze Murinjon tek Roma, ndonëse vjet italianët nuk iu përgjigjën dot vlerësimit të londinezëve për kartonin. Me gjasë, Arsenali kërkoi nja 25 milionë euro dhe romanët nuk janë ndër klubet më të pasur në Itali. Sidoqoftë, Murinjo këtë herë mund të thotë “e treta, e vërteta”. Kjo, sepse nëse do të largohet Zaniolo, do të krijohen fonde për blerjet, ndërsa mund të ulet barra e rrogave bashkë me ikjen e Mkitarianit. Me gjasë, Xhaka mundet ta provojë Serinë A sezonin që vjen.

Sfidanti.al