Ardian Ismajli bind Abaten

Ardian Ismajli po shfrytëzon mundësinë e krijuar në mbrojtjen e Torinos për të fituar më shumë hapësira në planet e trajnerit Ignazio Abate. Qendërmbrojtësi shqiptar është rikthyer në formacion pas dëmtimit të Rikardo Rodriguez dhe ka dhënë sinjale pozitive në ndeshjen e fundit ndaj Parmës, ku Torino triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Trajneri i Torinos ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit shqiptar, duke vënë në dukje progresin e tij, veçanërisht në lojën me topin.

“Ismajli zhvilloi një ndeshje të madhe me topin dhe po përmirësohet dita-ditës”, u shpreh Abate, duke nënvizuar rëndësinë e punës së përditshme dhe përshtatjes së karakteristikave të lojtarëve për të gjetur ekuilibrin e duhur në skuadër.