E ka fajin vetëm Reja, sepse me pengmarrësin kemi rënë dashuri..!

Tregohet një anektodë e hershme futbolli se kur luajnë dy ekipe me nga 11 vetë, fiton gjithnjë Gjermania. Nëse do ta shqipëronim këtë thënie të anglezit Geri Lineker, mund të ishte e tillë: “ Kur luan Kombëtarja jonë, sido që të dalë ndeshja, sado të zhgënjyer të jenë tifozët, i fituar mbetet përherë presidenti Duka”.

Edhe pas ndeshjes së fundit me Izraelin, që pati një skenar tjetërlloj në krahasim me përballjet e tjera me ta, i provuam të dy shijet. “Fituam” në pjesën e parë dhe u dehëm me eufori, dhe as nuk e dinim se ç’na priste në pjesën e dytë. Ndodhi si ne filmat “alla Hiçkok” , ku gjërat përmbysen siç nuk ta merr mëndja.Trulloset trajneri, me pas edhe futbollistet, prishet trafiku me stolin dhe pastaj..vala e trullosjes mberrin tek tifozet!

Tani të gjithë fajin , sipas modës që komandohet me porosi nga lart, e ka vetëm trajneri Edi Reja. Më e bukura është se edhe “armiqtë” e Dukës, po i bien fort kambanave se ka ardhur momenti për të ndërruar trajnerin. Po sikur ta kishim provuar me një president të huaj dhe jo me një trajner të huaj..siç thotë receta kuqezi? Kemi 20 vite që bëjmë këtë “lojë popullore” me stolin, e cila edhe pse na kushton miliona, prapëseprapë, bëjmë sikur na e kanë vetëm fajin trajnerët poshtë dhe jo ata..lartë. A e dini pse? Sepse kemi rënë në dashuri me pengpmarrësin, presidentin Duka, tamam siç ndodh me sindromën e Stokholmit…

Sfidanti.al