Ceferin: Anglezët gjithmonë ankohen, gjithnjë të pakënaqur

Presidenti I UEFA-s Aleksandar Ceferin, komentoi kritikat që janë bërë në drëjtim të tij lidhur me vendimin e “shtëpisë” evropiane të futbollit që finalja e Ligës së Evropës mes Çelsit dhe Arsenalit (4:1) të zhvillohej ne stadiumin e Bakus që, në fakt, nuk ishte i mbushur plot.

“Anglezët këtë punë kanë, ata gjithmonë ankohen, gjithnjë janë të pakënaqur. Përse finalja u luajt në Baku? Po edhe atje jetojnë njerëz, e dini, homosapiens. Askush atje nuk u ankua që ndeshja filloi në orën 23:00 sipas orës lokale”, tha presidenti i UEFA-s, duke shtuar:

“Vendimi që finalja të zhvillohej në Baku ishte marrë para 18 muajsh. A ka në Angli ndonjë stadium kaq modern sa ai i Bakus. Ndoshta vetëm një. Vetëm t’i shihnit fytyrat e njerëzve në Azerbajxhan, sa të gëzuar ishin, kur shikonin në qytetin e tyre yjet e botës. Ne duhet ta zhvillojme futbollin kudo dhe jo vetëm në Angli dhe Gjermani. Po sikur të ndodhte që në finale të luanin Zeniti dhe Shahtjori? Asgjë. Ata do të vinin qoftë edhe në Londër që të luanin dhe nuk do të ankoheshin”, deklaroi Ceferini.

Sfidanti.al